Ku janë strehuar refugjatët ukrainasë?

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se gjithsej 677,243 refugjatë ukrainasë kanë hyrë deri më tani në vendet fqinje.

Disa vende kanë rënë dakord që t’i pranojnë ata që ikin nga lufta me Rusinë – por sa ukrainasë kanë mbërritur jashtë vendit?

Polonia – 377,400

Hungaria – 89,561

Moldavia – 65,391

Sllovakia – 54,304

Rumania – 38,461

Bjellorusia – 329

Ndërkohë, Agjencia e OKB-së për Refugjatët, UNHCR, thotë se gjithsej 51,797 njerëz kanë ikur në vende të tjera evropiane.

Një javë qyshkur Rusia filloi pushtimin e saj, trupat e Presidentit Vladimir Putin kanë pushtuar disa nga rajonet kufitare të Ukrainës dhe po i shtojnë sulmet ndaj Kievit. Pas edhe një nate të gjatë dhe të rëndë, trupat ruse përparuan në dy qytetet e mëdha Kharkiv dhe Kiev.

Sulmi i Moskës ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës dhe janë  zotuar se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë./Sky News