Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, Foto: KALLXO.com

Ku janë hetimet për rastet e korrupsionit në Ferizaj, flet kryeprokurori Jashari

Në një intervistë ekskluzive në “Kallxo Përnime”, kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka folur për rastet e korrupsionit në rajonin e Ferizajt dhe hetimi i tyre nga prokuroria të cilën ai e udhëheqë.

Ai ka përmendur rastin “Brezovica”, që njihet si një prej aksioneve më të mëdha të korrupsionit. Jashari ka thënë se në këtë rast është luftuar krimi ambiental dhe korrupsioni. Sipas kryeprokurorit të Ferizajt, prokurori i rastit në mënyrë intensive është duke punuar në këtë rast duke identifikuar dëshmitarë dhe të dyshuar. Jashari ka potencuar se brenda afatit ligjor ky rast do të përfundojë me aktakuzë.

“Rasti Brezovica daton qysh nga viti 2015, në vitin 2020 është ngritur një aktakuzë kundër disa personave për veprat penale ka korrupsion e të degradimit e kështu me radhë, pasi ka përfunduar rasti i parë kemi siguruar dëshmitë dhe provat diku 80 % kemi fillua me arrestimet ku ka rezultuar me arrestimin e zyrtarëve, ish zyrtarëve, ish kryetarëve, drejtorëve ish drejtorëve dhe qytetarëve të ndryshëm, po ashtu biznesmen”, theksoi Jashari i cili tha nuk ka peshqit të vogël e të mëdhenj për prokurorinë”, ka thënë Jashari.

“Për neve peshq të mdhej e të vogël nuk ka  të gjithë janë të barabartë para ligjit ai i cili e ka kryer veprën penale ai ka me u përballë pavarësisht kush është. Në çdo rast që është i korrupsionit, me narkotik, me qeneje njerëzore ne fillojmë edhe hetimet financiare”, tha Jashari.

Kryeprokurori Jashari ka thënë se Ferizaj është regjion i vogël por kanë hetuar raste të mëdha, kanë ngritur aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për keqpërdorim në prokurim dhe shumë raste të tjera.

Në rastin Brezovica janë arrestuar dhjetëra persona, kryetarë të komunave, drejtora të drejtorive, ish-sekretarë të ministrive, biznesmenë e qytetarë të ndryshëm.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për arrestimet që janë bërë në këtë rast dhe të gjitha artikujt mund t’i lexoni KËTU.