Ku janë hetimet për drogën që erdhi nga Turqia në Kosovë, tregon Jashari

Në një intervistë ekskluzive në “Kallxo Përnime”, kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, tha se mbetet shqetësuese përdorimi i drogës e sidomos nga adoleshentët në rajonin e Ferizajt.

Ai ka treguar se vazhdimisht kanë kallëzime penale dhe ngriten aktakuza për posedim të narkotikëve nga të dyshuarit.

Jashari ka potencuar edhe dy raste të mëdha të drogës që janë zhvilluar brenda këtij viti në Ferizaj.

“Aksionet e zhvilluara kanë rezultuar me arrestimi e një numri bajagi të madh te të dyshuarave për narkotik të cilët janë ne paraburgim rasti i parë ka ndodhur më 23 shkurt 2022 në Hanin e Elezit ku janë arrestuar 9 persona dhe janë sekuestruar 83.5 kilogramë heroinë, kurse rasti i dytë është me 23 maj, ku ka ardhur nga Turqia dhe janë arrestuar 15 persona prej tyre 6 shtetas Turq që kanë qenë ekspertë të përpunimit, ku janë sekuestruar 67 kg të një lloji të heroinës e njohur si Captagon”, theksoi Jashari

Gjatë aksionit të koduar “Gropa” në maj të këtij viti, Policia e Kosovës kishte arritur të sekuestrojë rreth 70 kilogramë drogë të llojit kaptagon, të cilat kapin vlerën e rreth 1 milion euro.

Në këtë aksion ishin arrestuar 14 të dyshuar, nga ta 6 shtetas turq.