Kthimi në punë: A mund t’i bindë teknologjia punonjësit të kthehen në zyrë gjatë pandemisë COVID-19?

Fillimi i shtatorit mund të nënkuptojë vetëm një gjë: kthimin e ndjesisë së njohur në shkollë.

Në botën e të rriturve, kjo zakonisht do të nënkuptonte kthimin në zyrë, por me pandeminë e koronavirusit në vazhdim, mbyllja në masë të madhe e zyrave do të thotë që jo të gjithë do të ulen në tavolinat e tyre.

Kompanitë e mëdha Apple, Microsoft, Amazon dhe Google, e  kanë shtyrë rihapjen e zyrave të tyre për më vonë në shtator, pas shqetësime që ndërlidhen me rritjen e variantit Delta.

Por për kompanitë që po përpiqen t’i bindin punonjësit e tyre të kthehen në zyrë, edhe pse vetëm për një pjesë të javës sipas modeleve hibride të punës, si sukses i madh llogaritet ta bësh stafin ta ketë ndjesinë se ata janë në një mjedis të sigurt.

Përveç rutinave të mbajtjes së maskave dhe pastrimit të rregullt të duarve dhe sipërfaqeve, teknologjia mund të luajë rolin e saj.

Hyrje pa prekur asgjë

Shmangia e kontaktit midis stafit nëpër tavolinat e tyre të punës dhe atyre që hyjnë në ndërtesën e zyrës është bërë më e lehtë përmes hyrjen pa ndonjë kontakt si dhe kodeve QR.

Kjo i lejon stafit të hyjë në ndërtesë vetëm duke skanuar një kod në telefonat e tyre. Ky lloj teknologjie është shumë e thjeshtë dhe mund të përdoret gjithashtu në ashensorë ose dhoma të tjera për të kufizuar njerëzit që prekin sipërfaqet e mundshme të kontaminuara, të tilla si dorezat e dyerve dhe butonat e ashensorit.

Aplikacionet e hyrjes pa kontakt që janë të lidhura me sistemet e menaxhimit të vizitorëve gjithashtu mund të menaxhojnë sa njerëz janë në ndërtesë dhe të dërgojnë udhëzime shëndetësore para se të mbërrijnë.

Menaxhimi i numrave

Kompania Density me qendër në San Francisko mund të gjurmojë lëvizjen e punonjësve në zyra duke përdorur sensorë infra të kuqe të AI.

Density Company

Edhe pse mund të tingëllojë sikur po jetojmë në një botë dystopiane (me fjalë tjera, një bashkësi ose shoqëri imagjinare që është e padëshirueshme ose e frikshme), kompania thotë se është e gjitha anonime kështu që nuk cenon privatësinë e një individi.

Në vend të kësaj, kompania thotë se mund të përdorë të dhënat për të menaxhuar distancimin social nëpër zyra.

Kompania gjithashtu ka zhvilluar sistemin e saj të quajtur Safe by Density, i cili jo vetëm që dërgon sinjalizime nëse zonat bëhen shumë të mbushura me njerëz, por gjithashtu mund të vendosë kufij të kapacitetit dhe njerëzit mund të kontrollojnë sa zona të mbushura me njerëz janë në kohë reale.

Dhoma pauze të pastra

Stafi që është kthyer kohët e fundit në zyrë pa dyshim që do të ketë humbur mungesën e kafesë.

Kompanitë e mëdha të pijeve e kanë marrë parasysh këtë aspekt. Lavazza ka prezantuar një model që funksionon përmes një aplikacioni celular, kështu që ju mund të merrni kafenë tuaj pa pasur nevojë të prekni butonat.

Makinat e kafesë tani mund të përdorën pa i prekur fare/ Canva

Ndërkohë, makinat Nestlé mund t’ju lejojnë të bëni zgjedhjen tuaj të kafesë duke mbajtur dorën mbi menunë, përsëri pa pasur nevojë të prekni pajisjen.

Prodhuesi amerikan i kafesë Bunn ka instaluar një barkod QR që ju lejon të porosisni pije nga telefoni ose kompjuteri juaj në faqen e tyre.

Vrasja e COVID-it në ajër

COVID-19 rri nëpër ajër, kështu që ventilimi është çelësi për të trajtuar përhapjen e virusit.

Hapja e dritareve dhe dyerve mund të ndihmojë, por kështu mund të ndihmojnë sistemet e mira të ventilimit dhe pastruesit e ajrit që mund t’i vrasin viruset.

Pastruesit e ajrit me dritat UV po bëhen gjithnjë e më popullore pasi pretendojnë se vrasin 99.9 për qind të viruseve.

Sistemet e pastrimit të ajrit mund të jenë jetike në vrasjen e viruseve të transmetuar nga ajri/ Canva

Robotët ose dronët që vrasin viruset që përdorin gjithashtu dritat UV mund të përdoren në zyra të mëdha për të shmangur COVID-19.

Ndërkohë, bojëra që vrasin COVID-in gjithashtu kanë filluar të përdoren dhe eksperimentohen. Thuhet se funksionon duke vendosur veti “anti-COVID” në bojë të cilat gjithashtu mund të zvogëlojnë bakteret, mykun dhe kërpudhat e dëmshme, megjithëse efektiviteti i tij mbetet për t’u parë.

Për një mënyrë më natyrale dhe më të gjelbër për të parandaluar viruset e ajrit, kompania zvicerane Oxygen at Work shfrytëzon fuqinë pastruese të bimëve.

Kompania thotë se përmes një algoritmi të mësimit të makinerisë, ai mund të krijojë jo vetëm modele tërheqëse të bimëve, por ato që mund të përmirësojnë cilësinë e ajrit të brendshëm. Bimët mund të zgjedhin lirimin e lagështirës, e cila nga ana tjetër mund të ndihmojë në luftimin e transmetimit të virusit.

Standard i ri për zyre

Ndërkohë, një individ ka një mision për të zbatuar një standard botëror për ndërtesat “e shëndetshme”.

Liviu Tudor, një sipërmarrës rumun i pronës së biznesit dhe president i Federatës Evropiane të Pronës, ka nisur një plan për standardin e parë në botë për të adresuar imunitetin e ndërtesave.

Edhe pse ende në punë, Standardi i Ndërtimit IMMUNE, tashmë është provuar në të gjithë Evropën. Një ndërtesë e banuar nga Ericsson në kryeqytetin rumun Bukuresht është e fundit që zbaton standardet.

Zyra përmban teknologji për hyrje dhe dalje pa prekje, sisteme të pastrimit të ajrit dhe dezinfektues të ajrit që pretendojnë se vrasin 99.9 për qind të viruseve, si dhe bojë antimikrobike në mure.

“Ne duhet të ndërtojmë besim sepse para së gjithash, ne duhet t’i bindim njerëzit të kthehen në punë në zyra dhe pastaj ne duhet t’i bindim ata se çfarëdo që po ndodh jashtë, ata do të mbrohen më mirë brenda ndërtesave”, tha Tudor për Euronews Tjetra.

Përktheu: Nuhi Shala