Spitali i Vushtrrisë

Kthimi në normalitet, spitali i Vushtrrisë nis vizitat ambulantore për pacientë

Spitali i Vushtrrisë, “Sheikh Zayed” ka njoftuar se do t’i kthehet normalitetit nga 23 shtatori pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë që ky spital të mos trajtojë më raste me COVID-19.

Ky spital ka bërë të ditur se vizitat ambulatore duhet të bëhen me termine si shkak i situatës me pandeminë.

“Menaxhmenti i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri, njofton opinionin se shërbimet shëndetësore specialistike ambulantore nisin punën nga data 23 shtator 2020. Për shkak të rrezikut të pandemisë vizitat ambulantore organizohen me termine përmes telefonit të njësive përkatëse”, thuhet në njoftimin e spitalit.