Kthehet Duda Balje, formohet sërish Grupi Parlamentar 6+ në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e grupit parlamentar 6+.

Grupi parlamentar 6+ u riformua pasi deputetja Fikrete Aliti kishte dhënë dorëheqje.

Në vend të saj tashmë është deputetja Duda Balje që deri më tani ishte deputete e pavarur.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, duke lexuar kërkesën për formimin e këtij grupi tregoi përbërjen e tij.

Përveç Duda Baljes, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Rasim Demiri (kryetar i grupit parlmentar), Fikrim Damka, Albert Kinolli, Fidan Jilta dhe Fidan Hoxha.

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet e sencës për ditën e sotme.