KShC jep dritën e gjelbër Institucioneve të Arsimit të Lartë për regjistrimin e studentëve të rinj

Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Agjencisë së Kosovës për Akreditim ka marr vendim që t`i akreditoj 239 programet për të cilat Institucionet e Arsimit të Lartë kanë aplikuar dhe u ka dhënë mundësinë që të hapin konkurset për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2021/2022 në instucionet dhe programet e akredituara.

“KShC ka marrë vendim për të gjitha raportet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe në këtë mënyrë është krijuar mundësia për hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve në vitin e ri akademik 2021/2022 në të gjitha institucionet dhe programet e akredituara në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se gjatë  kësaj jave në ueb faqen e Agjencisë së Kosovës për Akreditim do të publikohet vendimet e KShC-së dhe raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit.

Gjithashtu KShC-ja sot përmes një komunikate për media, ka konfirmuar dorëheqjen e tre anëtarëve ndërkombëtarë nga ky këshill.

KALLXO.com ka raportuar për anëtarët e dorëhequr.