Foto operacioni ortopedi

Kryhet transplantimi i parë i zemrës në Maqedoninë e Veriut

 

Në Maqedoninë e Veriut është realizuar transplantimi i parë i zemrës. Operacioni që zgjati 6 orë në Klinikën Shtetërore për Kardiokirurgji, përfundoi në ora 2 pas mesnatës.

Zemra u transplantua te një 54 -vjeçar, kurse dy veshkat e donatorit të njëjtë janë duke u transplantuar në Klinikën për Urologji te dy pacientë të tjerë me dëmtime kronike në veshka.

Operacionin e ka mbikëqyrur, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kurse është realizuar nga koordinatorja, doktor Maja Mojsova Mijovska dhe doktorët Biljana Andonovska, Vesna Durnev dhe Adrijana Georgiev.

Në eksplantimin kanë punuar doktori Marjan Shokarovski dhe doktori Aleksandër Kolevski nga Klinika Shtetërore për Kardiokirugji, doktori Aleksandër Nikoliq nga Axhibadem Sistna, ndërkaq nga Klinika për Reanimim dhe mjekim intensiv Maja Mijovska, Vesna Durnev dhe Biljana Andonovska.

Transplantimi i zemrës është realizuar nga  Sasho Jovev, akadamiku Zhan Mitrev, doktorët Vasil Papestiev, Marjan Shokarovski, Vangjel Zdraveski, Kujtim Xhelili, Tanja Angjusheva, Nikolla Hristov, Stefanija Haxhievska, Nadica Mehmedoviq, Vesna Mitashova, Jasmina Ilievska, Marija Gerakovska dhe Dimçe Sllavevski nga Axhibadem Sistina.

Ndërkaq, në Klinikën për Urologji për transplantimin e veshkave janë duke punuar doktorët Sasho Dohçev, Aleksandër Trifunovski, Stavridis dhe Jançullev. Në këtë procedurë kanë qenë të përfshirë edhe mjekët e Institutit të Transfuziologjisë të cilët e kanë bërë përpunimin komplet të donatorit./TV21