Kryeziu tregon për frikën që përjetoi kur iu rrezikua familja përderisa Policia serbe ishte duke e kërkuar atë

Në emisionin ‘Kallxo Përnime’, regjisori dhe dramaturgu Ekrem Kryeziu me shumë emocione rrëfeu momentet kur iu rrezikua familja kur ishte i përndjekur nga Policia serbe.

“Para se me u nis treni për Maqedoni, Zëri i Amerikës ka dhënë lajmin se është vra Ekrem Kryeziu. Resmija (bashkëshortja)  më tha: “Ik ti se m’i vrajnë edhe fëmijët!” Edhe unë tash kam flejt nëpër kulmet e njerëzve edhe dikur u mërzita edhe erdha në shtëpi e atëherë erdhën milicia na morën na dërguan në tren” tregoi ai.

Gjatë kësaj kohe, Kryeziut iu rrezikua djali i tij, të cilin kishin tentuar t’ia marrin paramilitarët.

“T’u shku dojnë me ma nda Drinin (djalin)  me ma vra te stacioni. Resmija e fortë i tha atij ky është djali jem, ushtarit. Këta ishin paramilitarë. Drini pshtoi e tash është në Amerikë”, tha i përlotur ai.

www.kallxo.com