Kryetarja e re e Gjykatës së Prishtinës me 50 mijë euro borxhe

Kryetarja e re e Gjykatës së Prishtinës Albina Shabani – Rama ka pasuri në vlerë prej rreth 200 mijë eurove.

Shabani Rama ka deklaruar se ka një banesë në vlerë 90 mijë eurove, një truall në vlerë 94 mijë eurove  dhe një veturë në vlerë 12 mijë euro.

Përpos pasurisë, udhëheqja e re e gjykatës më të madhe në vend, ka deklaruar se bashkë me bashkëshortin ka borxhe në vlerë prej 50 mijë eurove.

Gjyqtarja Shabani – Rama morri besimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për ta udhëhequr gjykatën e Prishtinës.

Albina Shabani- Rama është gjyqtare në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Shabani-Rama ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2004, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2013.

KALLXO.com ka shkruar edhe më parë për profilin e tashmë kryetares së Gjykatës së Prishtinës. Një nga shkrimet, që flet për biografinë e saj, është në linkun më poshtë.

Kush është gjyqtarja që do të udhëheqë për 5 vjet me Gjykatën më të madhe në Kosovë