Valdete Daka, KQZ FOTO- Atdhe Mulla

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ndër votuesit e parë, apelon për respektim të rregullave

Kryesuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka votuar në qendrën e votimit 1907E, në Fakultetin Teknik, Prishtinë.

“Posa e kreva obligimin tim kushtetues, votova”, tha ajo pasi votoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Daka tha se KQZ ka përfunduar të gjitha përgatitjet.

“Ne do t’ua dorëzojmë gjithë  procesin subjekteve politike e votuesve. KQZ sot e bën vetëm mbikëqyrjen”, tha ajo.

Daka ka ftuar qytetarët që gjatë votimit të  kenë kujdes në rregullat e pandemisë. “I ftoj subjektet të respektojnë ligjet”, theksoi Daka.