Kryetarja e AGK-së: Ka portale në Kosovë që shpërndajnë informacione veç çfarë atyre u konvenon

 

Sonte në emisionin Drejtësia në Kosovë është trajtuar tema për lajmet e rreme.

Kryetarja e Asociavioni të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli- Pustina, ka thënë se ka portale në Kosovë të cilat plasojnë informacione për interesa të ndryshme e që nuk kanë për qëllim informimin e publikut.

“Tashmë po dihet, janë portalet, ato hapën për interesat e ndryshme, për grupacione të ndryshme politike apo të gupeve të fuqishme ekonomike dhe kur ato donë të publikojnë diçka në publikë nuk zgjedhin formë”, ka thënë ajo.

“Ka mjaftë shumë portale që prapa tyre ka njerëz të politikës apo nga bizneset, ata nuk kanë qëllim të jenë në interes të publikut”, thotë kryetarja e Asociacionit që mbron dhe promovon dhe mbron të drejtat e gazetareve.

Sipas saj, ndonëse ka mjaftë raste kur njerëzit pësojnë nga lajmet e rreme, nëpër shkolla po mungon vetëdijesimi ndaj fenomenit “fake news”.

“Askush nuk po merret me pasojat e publikimeve të lajmeve të rreme, ne e dimë sesi ka pësuar ai rast, i asaj gruaje, dhe deri më tani nuk e kam parë që të paktën një orë gjatë procesit mësimor që të flitet, të paktën te adoleshentët që t’i shmangim lajmet e rreme”, deklaroi ajo për Drejtësia në Kosovë.