Kryetarit të Zubin Potokut s’i lejohet hyrja në objekt të komunës

Kryetarit të ri  Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës.

Ekipi i RTV Dukagjinit që ishte në vend të ngjarjes, tha se bllokimin e kishin bërë disa persona.

Në pamje shihen se para objektit qëndrojnë dhjetra qytetarë të cilët besohet se janë nga komuniteti serb.

Pak çaste më vonë ishte lëshuar edhe alarmi i cili në shumicën e kohës kërkon mobilizim të komunitetit serb.

Zeqiri, e kishte kryer betimin solemn dje më datën 25 maj./Dukagjini