Xhafer Gashi, Jeta në Komunë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetarit të Obiliqit, i hapet profil i rremë në Facebook

Xhafer Gashit, kryetarit të Komunës së Obiliqt i është hapur llogari e rreme në rrjetin social, “ Facebook”.

Rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës, një zyrtare e kësaj komune.

“Ankuesja femër kosovare zyrtare e Komunës së Obiliqit ka informuar se persona të pa njohur, në rrjetin social facebook kanë hapur llogari të rreme në emër të kryetarit të komunës”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.