Ragip Begaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetarit të Malishevës i konfirmohet aktakuza nga Gjykata e Prishtinës

Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begajt i është konfirmuar aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Gjykata e Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar mbrojtësi i tij, avokati Emrush Kastrati.

Avokati Kastrati për KALLXO ka deklaruar se kundrejt vendimit të Gjykatës së shkallës së parë, kanë ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Prokuroria Speciale e akuzon Ragip Begajt për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Arsyeja për të cilën akuzohet Ragip Begajt, sipas prokurorisë është se i njëjti dyshohet, se në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Me këto veprime prokuroria pretendon se Begaj përderisa si kryetar i Komunës së Malishevës ka anashkaluar kompetencat e tij dhe ka dëmtuar buxhetin e komunës.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri Ragip Begajt në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëm shtetasit R.R. dhe buxhetit të komunës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.