
Foto: Përparim Rama / Facebook
Kryetari Rama takoi ambasadorin britanik, diskutuan për procesin e digjitalizimit të Prishtinës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për rolin e ekspertizës britanike në procesin e digjitalizimit të kryeqytetit.
Po ashtu, Rama thotë se kanë folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimeve mes kompanive teknologjike dhe për mundësitë për inovacion të përbashkët.
“Bashkëpunime të tilla janë kyçe për të forcuar lidhjet tona dhe për të krijuar mundësi të reja për qytetarët e Prishtinës”- ka shkruar Rama, të martën, më 28.01.2025.
Ai kishte theksuar se ky është hap i rëndësishëm për sigurinë dhe rregullin në trafik.
Ndërsa, si pjesë e angazhimit për një Qytet të Mençur (Smart City), muaj më parë Komuna nisi vendosjen e shtyllave informuese që tregojnë vendet e lira të parkimit, temperaturën, cilësinë e ajrit e informacione të tjera.