Kryetari në ardhje i Skenderajt publikon ekipin e drejtorëve komunalë
Kryetari në ardhje i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar listën e drejtorëve që do të bëhen pjesë e qeverisjes së tij.
Në bazë të listës do të jenë 11 drejtori. Këtë listë të drejtorëve, Nura tha se “nuk ështe vetëm profesionale, është edhe kredibile!”.
Nga 11 drejtori, vetëm tri u janë besuar grave.
Nura në një prononcim për KALLXO.com më 11 nëntor, kishte thënë se po planifikon që ta ulë numrin e drejtorive. Qeverisja e Bekim Jasharit po ashtu ka numëruar gjithsej 11 drejtori. Nga ajo bisedë ishte konfirmuar poashtu se Sami Lushtaku do të jetë nënkryetar komune.
Fadil Nura i PDK-së në rundin e parë në zgjedhjet lokale për kryetar mundi kryetarin aktual, Bekim Jasharin.
Kjo është lista e drejtorëve:
Drejtoria për Financa – Ismet Aliu
Drejtoria për Urbanizëm – Zymer Deliu
Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale – Rrezarta Ibrahimi
Drejtoria për Arsim – Kastriot Duraku
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm – Besarta Meha
Drejtoria për Bujqësi – Behgjet Maliqi
Drejtoria e Inspeksionit – Valon Haliti
Drejtoria për Gjeodezi, Pronë e Kadastër – Aferdita Seferi Gecaj
Drejtoria për Shërbime Publike – Alban Shala
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Alban Berisha
Drejtoria për Administratë – Hamit Geci