Kryetari i Komunes se Suharekes Bali Muharremaj

Kryetari Muharremaj para gazetarëve shpalosi punët dhe sfidat në vitin 2020

Në konferencën e fundi vitit për gazetarë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, foli për punët e realizuara, sfidat dhe bashkëpunimin e treguar nga institucionet me komunën.

Muharremaj tha se përkundër shkurtimeve buxhetore kemi arritur ta përfundojmë sheshin e qytetit.

“E dini që kemi pas sfida të mëdha sa i përket shkurtimeve buxhetore, po arritëm ta përfundojmë edhe sheshin e qytetit. Një shesh që vërtet edhe unë se kam menduar, po e shoh që shumica e qytetarëve janë të kënaqur”, tregoi Muharremaj.

I pari i komunës falenderoi diasporën dhe bizneset e Suharekës për ndihmën dhënë gjatë pandemisë.

“Dua të shpreh rastin me falenderu disaporën e cila gjatë pandemisë, firmat, bizneset e Suharekës na kanë ndihmu në vlerë mbi 100 mijë euro, me ato mjete janë paguar pako ushqimore dhe kemi furnizu mbi 3 mijë familje me pako ushqimore gjatë pandemisë edhe më tutje disapora prinë në Suharekë. Për arsye se diaspora na ka ndihmu para luftës, gjatë luftës, pas luftës dhe për mua diaspora e ka ndërtu komunën e Suharekës dhe është duke vazhdu duke e ndërtu Komunën e Suharekës”, tha Muharremaj.

Tutje ai tregoi se i ambulanta në fshatin Mushtisht edhe në fshatin Studeqan janë pajise me vetura për raste emergjente.

“Sa i përket shëndetësisë, nuk e di naj komunë e ka, ne e mbulojmë territorin e Komunës së Suharekës, i kemi katër qendra të mjekësisë familjare, që punojnë me dy ndërrime, kemi  katër laboratorë të biokimisë, njëjtë fshat-qytet. Kohën e fundit kemi dërgu edhe një veturë të ndihmës së shpejtë për me iu dal në ndihmë qytetarëve në raste emergjente në fshatin Studenqan, një kerr e kemi në fshatin Mushtisht”, kryetari Muharremaj.

Tutje kryetari Muharemaj  tha se në qendrën e mjekësisë familjare me dy ndërrime punon rentgeni, me dy ndërrime punon laboratori deri në ora 21.

I pari i Komunës si sfidë përmend mungesën e mjekëve në këtë komunë për shkak të specializimeve, ndërsa apelon të gjithë mjekët e diplomuar të lajmërohen në drejtorinë përkatëse apo tek zyra e tij.

“Të shëndetësia do të kemi sfida pasi një numër shumë i madh i mjekëve ka kanë shkuar për Prishtinë për specializime. Unë në mënyrë publike apeloj se pas vitit të ri të gjithë mjekët e Komunës së Suharekës që janë të diplomuar të lajmërohen te drejtori e shëndetësisë ose te kryetari i komunës”, apeloi kryetari.

“Kemi risi edhe te Drejtoria e Arsimit, po më duket deri 95 për qind i kemi furnizua shkollat me laboratore, me kabinete, me fusha sportive. Këtë vit i kem pajisur sallën sportive në fshatin Studenqan, kemi pajisur sallën sportive te shkolla Shkëndija, që vlera e këtyre dy kabineteve – pajisjeve është kanë dikund 60 mijë euro”, tha ai.

Muharremaj përmendi edhe donacionin nga Ministria e Arsimi, tre kabinete që vlera e tyre është mbi 90 mijë euro.

Para gazetarëve Muharremaj shtoi se janë lëshuar dy shkolla të reja në fshatin Doberdelan dhe Leshan.

“Nuk e di sa keni informata, jemi në përfundim ose jemi duke punu në shkollën fshatin Vraniq, këtë vit këtë vit kemi lëshu dy shkolla të reja në fshatin Doberdelan dhe në fshatin Leshan, po fillojmë edhe sallën sportive në fshatin Leshan, por është  mirë me cek se për herë të parë është ndërtua një shkollë në fshatin Tërrnje, për herë të parë është ndërtu shkolla, me buxhet të komunës, me një shatorr ka përfundu njshatu edhe salla sportive ka përfundu për një vit”, shtoi Muharremaj.

Muharremaj përmendi si sfidë buxhetin për këtë vit ndërsa për vitin e ardhshëm tha se kemi një buxhet të mirë dhe nuk ka me pas ngecje, njëkohësisht Muharremaj falënderoi deputetët e Parlamentit të Kosovës që aprovuan dje buxhetin.

Për kualtitetin e dobët të punimeve, Muharremaj tha se e sheh si problem Ligjin për Prokurim Publik.

“Në mënyrë publike domethënë që kemi problem te Ligji i Prokurimit pasi çdo herë u mundëson më të lirëve, atëherë kemi pas vazhdimësi kualitet të dobët të punimeve, mirëpo ne zbatojmë ligjet që janë në fuqi”, thotë Muharremaj.

Kreu i Komunës më tej tha se në këtë vit kemi nda më shumë subvencione për të gjitha klubet sportive pa dallim, të gjitha organizatat jo qeveritare.