
Foto: Izmir Zeqiri / Facebook
Kryetari i Zubin Potokut u ndan mirënjohje drejtuesve të Policisë në veri
Me rastin e përfundimit të vitit 2024, kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka njoftuar më 31.12.2024 se u ka ndarë dhurata dhe mirënjohje dy prej zyrtarëve të Policisë së Kosovës që operojnë në veriun e vendit.
I pari i Zubin Potokut është shprehur falënderues ndaj institucioneve të sigurisë dhe atyre të emergjencave.
“Me rastin e festave të Vitit të Ri pata kënaqësinë t’i takoj dhe t’iu ndaj mirënjohje dhe dhurata: zv Drejtorit të Policisë së Kosovës z.Veton Elshani dhe Komandatit të stacionit Policisë së Zubin Potokut z.Xhavit Abdylaj për punën e shkëlqyer dhe angazhimin që janë duke e bërë për sigurinë e qytetarëve…. gjithashtu vizitova edhe njësinë e zjarrëfikësve në Komunën Zubin Potokut.”- ka njoftuar Zeqiri në rrjetin social Facebook.