Kryetari i Vushtrrisë u bën thirrje qytetarëve të mos djegin pyjet

Ferit Idrizi, kryetar i Vushtrrisë është shprehur i shqetësuar me djegien e pyjeve nga qytetarët vushtrrias.

Idrizi përmes një shkrimi në facebook ka thënë se ‘lufta’ e zjarrëfikëve me zjarret e shkaktuara nga dora e njeriut është e dhimbshme duke u bërë thirrje banorëve që të ndalin këto veprime.

“Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë,pamjet e sotme të djegies së pyjeve në komunën tonë më shqetësuan pa masë, andaj këtë shqetësim dhe këto pamje të shëmtuara të djegies së tyre dua t’i ndajë me juve.  Lufta e Njësitit të Zjarrfiksëve të Vushtrrisë me zjarret, me lopata dore dhe bidona uji në shpinë në terrene të thyera malore është e dhimshme, aq më tepër kur këto zjarre janë të qëllimshme dhe të shkaktuara nga dora e njeriut”, shkroi ai.