Kryetari i Vushtrrisë takohet me kryetarin e FFK-së, pa maskë e pa distancë

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dje ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Federatës së Futbollit  të Kosovës, Agim Ademi,  Sekretarin e Përgjithshëm Eroll Salihu dhe presidentin e klubit  Vushtrria, Bajrush Kajtazi.

” Temë e diskutimit ishte investimi për Stadiumin e Qytetit të Vushtrrisë, investim i MKRS e që do të bëhet sipas standardeve të UEFA”, ka shkruar ai.

Në një foto të publikuar nga vet Tahiri vërehet se gjatë këtij takimi nuk janë respektuar masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, për maskë dhe distancë.

Në bazë të një vendimi të qeverisë Hoti, një person që nuk do të bartë maskë jashtë shtëpisë së banimit mund të dënohet me 500 deri në 1000 euro.

Komuna e Vushtrrisë aktualisht ka 92 raste aktive me COVID-19, ndërkaq 438 persona kanë qenë të infektuar me virusin corona që nga shënimi i rastit të parë në vend.

 

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për mos  respektimin e masave kundër COVID-19 nga politikanët e vendit.

Haradinaj vazhdon takimet pa maska