Kryetari i Vushtrrisë: Ose të mbahen maskat për personelin dhe konsumatorët ose mbyllen marketet

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, së bashku me inspektorët ka vizituar institucionet publike, marketet dhe barnatoret e qytetit të Vushtrrisë.

“Po shqyrtojmë mundësinë të ndryshojmë rregulloren komunale për gjobat mandatore për të shqiptuar masa për mosmbajtje të maskës dhe distancës sociale”, ka shkruar në Facebook kryetari Tahiri.

“Të gjithë e kanë të qartë, ose maska për personelin dhe konsumatorët ose mbyllje”, tha ai.

Tahiri tha se autoritetet komunale do ta mbrojnë qytetin e qytetarët dhe këtë liri me çdo kusht, përderisa u shpreh se shumica e qytetarëve dhe bizneseve janë bashkëpunues e të ndërgjegjshëm prandaj “kjo na e bën punën më të lehtë”.

Në Komunë, QKMF, Gjykatë dhe në dyqane nuk lejohet hyrja pa maska.

“Me mbajtë maskë nuk është marre, me përhapë virusin edhe është marre por edhe është e kundërligjshme” ka thënë Xhafer Tahiri.

Ditëve të fundit, krahas lehtësimit të masave, Kosovës i janë kthyer rastet me coronavirus duke bërë që autoritetet të alarmohen.

Në përgjithësi, në Vushtrri deri sot janë të infektuar 144 persona.

1234 persona të infektuar, prej tyre 890 janë shëruar dhe 31 kanë vdekur.