Lajm i Fundit, Coronavirus

Vatër e re e infeksionit në Vushtrri

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka dhënë detaje për tri rastet e reja me COVID-19 në komunën që drejton.

Ai ka thënë se dy rastet janë raste kontakti ndërsa një rast është rast i ri. Rastet e reje nënkuptojnë persona që nuk janë kontakte të të infektuarve por virusin e kanë marrë diku tjetër.

“Sonte janë konfirmuar 3 raste me Covid 19 në Vushtrri, 2 raste kontakti dhe 1 rast i ri për të cilin po punojmë bashkë me IKSHPK që të gjurmojmë kontaktet”, ka shkruar ai.

Ai ka kërkuar që të ketë më shumë masa mbrojtëse që duhet të vijnë nga niveli qendror.

Ky është positmi i plotë i tij:

Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Sonte janë konfirmuar 3 raste me Covid 19 në Vushtrri, 2 raste kontakti dhe 1 rast i ri për të cilin po punojmë bashkë me IKSHPK që të gjurmojmë kontaktet.

Duhet ndryshuar strategjia, duhet që të gjithë bashkë, por në veçanti institucionet qëndrore të fokusojnë energjite në vetedijesim per masat mbrojtese ndërsa jeta, ekonomia duhet të vazhdojë sa me normal që mundet.

Përvoja e deri tashme me Coronavirus po na tregon që duhet të vazhdojmë me lehtesim të masave por me kujdes qytetarë.

I juaji

Xhafer Tahiri

Dalin rezultatet e 306 testeve, raste të reja me COVID-19