Sokol Haliti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Vitisë përballet me pamjet e deponive ilegale

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është i ftuari i radhës në emisionin, “ Jeta në Komunë”  përballë gazetares, Jeta Xharra.

Hulumtuesit e KALLXO.com kanë gjetur tre deponi ilegale në fshatrat Lubishtë, Goshicë e Remnik të kësaj komune, me të cilat u ballafaqua kryetari Haliti.

Haliti tha se këto deponi janë ripërsëritje pasi komuna për disa herë me radhë i ka pastruar.

“Janë ripërsëritje, se ne i kemi pastruar. Janë dikun 239 gjoba ambientale që i kemi shqiptuar këtë vit po edhe viteve të kaluara, kryesisht për mbeturina të ngurta dhe amvisërisë. Kemi  kriju alternativa për hudhjen e mbeturinave. Është pasojë e hudhjes së mbeturinave nga fshtarat përreth, vitin e ardhshëm”, tha ai.

Komuna e Vitisë është vlerësuar me 0 pikë  për menaxhimin e mbeturinave nga Ministria e Pushtetit Lokal në raportin e indikatorëve.

 

Deponia e mbeturinave Lubisht, Viti FOTO: KALLXO.COM Tetor, 2020