Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, Foto: BI

Kryetari i Tuzit po hetohet se shkeli masat kundër COVID-19

Prokuroria e Shtetit malazias po heton Kryetarin e Bashkisë së Tuzit, Nik Gjeloshaj nën dyshimin se i njëjti ka shkelur masat shëndetësore të vendosura kundër COVID-19.

Këto masa janë vendosur nga ana e qeverisë malaziase për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Siç shkruan Balkan Insight, qytetarët e Tuzit, të zemëruar në qeverinë pasi u ka ndaluar punën për shkak të krizës COVID-19, kryetari i bashkisë dhe banorët e qytetit në Tuzi bllokuan rrugët më 25 shkurt për të mbajtur kafenetë dhe restorantet e hapura.

“Gjeloshaj akuzohet për thirrjen e të tjerëve për të rezistuar dhe për të mos u bindur ndaj vendimit të ligjshëm të një autoriteti shtetëror. Ai bllokoi trafikun dhe hapi kafene dhe restorante në qytet, pavarësisht ndalimit të Qeverisë për shkak të një numri të madh të infeksioneve të coronavirusit “, thotë akuzë ndaj Gjeloshajt, shkruan BI.