Kryetari i Suharekës tregon për menaxhimin e situatës me COVID-19

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se deri më tani janë duke e menaxhuar mirë situatën me pandeminë e COVID-19.

Ai ka falënderuar donatorët e ndryshëm nga diaspora shqiptare.

“Ne e kemi një numër shumë të madh të qytetarëve në diaspor, diku 30%, por për fat të mirë, herën e parë e kemi bërë izolimin e 120 personave që kanë qenë nga diaspora dhe asnjë rast nuk e kemi pasur. Por, rastet e tjera kanë ndodh edhe më vonë”, tha Muharremaj në një intervistë për KALLXO.com.

“Unë i falënderoj publikisht donatorët nga komuna e Suharekës që na kanë ndihmu në vlerë prej 45 mijë euro. Deri tash kemi shpërndarë pako ushqimore që kanë ardhur mjete nga perëndimi, vullnetarisht sepse ne nuk kemi kërkuar, i falënderoj edhe kompanitë e Suharekës që i kanë dhënë preparatet për dezinfektim”, deklaroi ai.

“Unë jam vazhdimisht në terren, edhe te familjet që janë të prekura me COVID-19, por me masa mbrojtëse dhe nuk kam ndonjë shenjë të virusit”, tha kryetari i Suharekës.

Tutje, ai tha se janë ndihmuar nga Ministria e Shëndetësisë, por pret ende përkrahje.

“Ne e kuptojmë ministrinë që i ka 38 komuna dhe i trajton si të barabarta, mirëpo, kërkesa kemi bërë vazhdimisht, kemi marr material por ne i kemi ndihmu edhe me buxhet komunal dhe donacione. Deri më tani jam i kënaqur pjesërisht me ministrinë, nuk mund të jem 100% i knaqur me ministrinë por, duke ju falënderuar edhe donatorëve, ne po e menaxhojmë situatën”, tha ai mes tjerash.

Kjo është intervista e plotë me Bali Muharremaj:

Menaxhimi i pandemisë në Komunën e Suharekës

Menaxhimi i pandemisë në Komunën e Suharekës#COVID19Bali Muharremaj – Kryetar i Komunës së Suharekës

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 21 avril 2020