Kryetari i strukturave paralele do të ushtrojë detyrën e kryetarit të Mitrovicës së Veriut

 

Aleksandar Spiriq, nënkryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut, është edhe kryetar i strukturave paralele në Mitrovicën e Veriut, tashmë do të marrë drejtimin e Komunës.

Aleksandar Spiriq, do të ushtrojë detyrën e kryetarit të kësaj komune deri në zgjedhjen e kryetarit të rit të Mitrovicës së Veriut, raporton Kossev.

Me votimin e Qeverisë Hoti, ish kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq është emëruar në dy pozita shtetërore, zëvendëskryeministër dhe ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, andaj Mitrovica e Veriut pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme për kryetar të Komunës.

Në mbledhjen 25 të asamblesë Komunale kryesuesi i Asamblesë tha që kanë pranuar dorëheqjen e ish-kryetarit Goran Rakiq, dhe detyrën e tij do ta ushtrojë Aleksandar Spiriq.

Spiriq në një fjalim para Asamblesë Komunale ka thënë se hapja e vendeve të reja të punës, dhe realizimi i projekteve tjera do të jenë qëllimet e tij gjatë kohës sa do ta kryej detyrën si kryetar i Komunës.