Kryetari i Skenderajt tregon sa para janë mbledhur për të ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se nga donacionet për të ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet janë mbledhur 302 mijë e 559 euro.

“Një tjetër falënderim të madh për pjesën tjetër të njerëzve vullnetmirë, bizneset, kompanitë, fondacionet dhe të tjerët që vazhduan të kontribuojnë financiarisht në Fondin Emergjent të Vërshimeve, për t’u dalë ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet”- ka shkruar Nura.

Kryetari Nura ka publikuar listën e qytetarëve dhe bizneseve të cilët kanë deponuar mjete financiare në llogaritnë financiare.

Skenderaj ka qenë një prej komunave më të prekura nga vërshimet e 19 janarit.

Shtëpi, biznese, rrugë, ura, vetura, janë dëmtuar nga vërshimet.

Në disa prej fshatrave më të prekura nga vërshimet për disa ditë nuk është mbajtur as mësimi.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë: