Kryetari i Skenderajt i dhuron 1 mijë euro vogëlushit që me lopatë ndihmonte pas vërshimeve

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i ka ndarë mirënjohje dhe i ka dhuruar 1 mijë euro vogëlushit i cili ishte fotografuar duke “punuar” pas vërshimeve në këtë qytet.

Nura ka shkruar në Facebook se djaloshi u bë inspirim dhe frymëzim pas asaj çfarë ndodhi gjatë vërshimeve.

Skenderaj është ndër qytetet më të prekura nga vërshimet e janarit në Kosovë. Dëmet konsiderohen të jenë milionëshe.