Kryetari i Rahovecit kërkon nga qeveria dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka bërë të ditur se i ka drejtuar dy kërkesa në Qeverinë e Kosovës, në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njërën kërkesë për dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe tjetra për rritjen e subvencioneve.

“Të nderuar fermerë të komunës sonë. Më lejoni t’ju njoftoj se në bazë të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid 19, si dhe dëmeve që ka pësuar bujku rahovecas edhe nga vërshimet dhe përmbytjet, dje ju kam drejtuar me dy shkresa konkrete Qeverisë së Kosovës dhe kam kërkuar: Dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe Rritjen e vlerës së subvencioneve për vreshtarët, perimtarët, blegtorët… për të gjithë bujqit dhe fermerët”, ka shkruar Lafiti në rrjetin social Facebook.

Latifi tha se përkrahja që vjen qoftë nga qeveria apo donatorët, sigurisht se ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve.