Qyteti i Rahovecit. Rahovec. 28.05.15 Photo: Atdhe Mulla

Kryetari i Rahovecit jep detaje për të vdekurin nga COVID-19

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka dhënë detaje për 52 vjeçarin nga Rahoveci që sot ka vdekur nga sëmundja COVID-19.

Latifi ka bërë  të ditur se i ndjeri kishte probleme të tjera përcjellëse.

“I ndjeri kishte probleme të tjera përcjellëse, të cilat ishin mjaft serioze. Në këto momente të dhimbjes dhe pikëllimit, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit nga Rahoveci”, ka shkruar Latifi.

Deri më tani në Kosovë ka shkuar në 36 numri i të vdekurve nga COVID-19, 2,073 është numri total i të infektuarve, ndërsa 1,018 janë shëruar.