Komuna e Rahovecit

Kryetari i Rahovecit fton qytetarët në debat publik

Komuna e Rahovecit ka njoftuar qytetarët se kryetari i Komunës, Smajl Latifi, pritet të mbajë debat publik.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët e tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon debatin e dytë publik me qytetarë për punën një vjeçare të qeverisjes komunale për vitin kalendarik 2020”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Komunës, debati publik me qytetarët do të mbahet më 22 dhjetor, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.

“Në këtë debat do të keni mundësi të njiheni për punën, sukseset dhe sfidat e vitit që lëmë pas. Bashkëbisedimi me ju, do të jetë një ndihmesë shumë e madhe në planifikimin dhe realizimin e planit të punës për vitin e ardhshëm (2021)”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna tutje ka bërë të ditur se pas paraqitjes së kryetarit të Komunës, qytetarët mund t‘i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre u interesojnë.