Përparim Rama, Facebook

Kryetari i Prishtinës inspekton punimet për pastrimin e rrugëve nga bora

Pas reshjeve të borës kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në terren për të parë gjendjen.

Ai përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes në vozitje.

“Edhe pse të gjitha kapacitetet e Komunës janë vënë në dispozicion të pastrimit të borës, jemi duke inspektuar vazhdimisht në terren, dhe ende kemi rrugë që paraqesin rrezik”, ka thënë i pari i Prishtinës.

Tutje Rama ka shtuar se pastrimi dhe hapja e rrugëve do të vazhdojë.

Përparim Rama, Facebook
Përparim Rama, Facebook