
Kryetari i posazgjedhur i asamblesë së Mitovicës së Veriut: Jemi tranzicion deri në zgjedhjet demokratike
Kryetari i posazgjedhur i asamblesë së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka thënë se ai dhe asamblistët e rinj të zgjedhur sot, janë në tranzicion deri sa të organizohen zgjedhjet normale dhe demokratike.
Këtë, Ugljanin e tha në një prononcim para gazetarëve.
“Ne e dijmë që kjo është punë legjitime, por kjo na obligon me ligj dhe statut, ne duhet ta ruajmë se është e Republikës së Kosovës, pa marrë parasysh se cili nacionalitet. Ne jemi të gatshëm të jemi tranzicion deri sa të bëhen zgjedhjet normale, demokratike” – ka thënë ai.
Po ashtu, Ugljanin tha se ka pasur presion tek punëtorët e komunës, por që tha se shërbimet nuk janë ndalur.
“Sigurisht që shërbimet e komunës nuk janë ndalë, por shërbimet sipas statusit që janë drejtoritë. Edhe drejtoritë dhe shërbimet mungojnë punëtorë të komunitetit serb dhe bonshjak. Ne nuk mirremi me çështjen, por e dijmë që është presion te punëtorët, nuk mundemi me ndalë atë presion. Po bëjë thirrje dhe apel që mos me e lëshu punën” – ka thënë kryesuesi i ri i asamblesë së Mitrovicës së Veriut.
Ndërsa Skender Sadiku, zyrtar për komunitete në Mitrovciën e Veriut, tha se me mbledhjen e mbajtur sot është treguar normalitet.
“Në mbledhjen e sotme, në bazë të një vendimi që ka bo KQZ-ja i ka certifikuar kandidatët që kanë qenë në listë dhe sot e kanë bërë betimin ata asamblistë të cilët kanë qenë me radhë” – tha Sadiku para gazetarëve.
“Sot e kemi zgjedhur kryesuesin dhe jemi krenar edhe me këtë asamble, që e kemi zgjedhur një qytetar nga komuniteti boshnjak, i cili edhe ka qenë asamblist në 2013. Nexhati i njeh të gjitha problematikat e komuniteteve. Unë jam zyrtar për komunitete. Qyteti i Mitrovicës është qytet multietnik”.
Në Mitrovicën Veriore është bërë betimi i asamblistëve të rinj pas dorëheqjes së para disa javëve.
Nga 15 asamblistët e betuar sot, një është i nacionalitetit serb, dhe dy boshnjak, ndërsa kryesuesi është i nacionalitetit boshnjak.
Tensionet në veri tash e një kohë janë shtuar. Sot po bëhen katër ditë që kur grupe të qytetarëve serbë kanë bllokuar rrugët kryesore në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok dhe në këtë mënyrë kanë pamundësuar në tërësi qarkullimin me vetura.
Qytetarët të cilët duhet të dalin jashtë barrikadave duhet të përdorin rrugë alternative duke shfrytëzuar edhe oborret e komshinjve të tyre.Disa të tjerë, po kalojnë barrikadat në këmbë e më pas po vazhdojnë drejtë Mitrovicës së Veriut.