Kryetari i Pejës publikon pamje ku shihet një qytetare duke hedhur mbeturina në Lumbardh
15.4.2021 - 23:38
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka publikuar sot një video-incizim, në të cilin shihet një qytetare duke hedhur qese me mbeturina në lumin Lumbardh.
Në videon e publikuar nga kryetari Muhaxheri shihet një qytetare që hedh mbeturina në lumë dhe niset për në oborrin e shtëpisë që gjendet buzë lumit.
“Si çdo pjesë e mjedisit edhe lumenjtë u nënshtrohen ndotjeve të vazhdueshme! Ja një shembull konkret i hedhjes së mbeturinave në Lumbardh. Mbrojtja e mjedisit duhet të jetë dhe të mbetet qëllimi dhe detyra kryesore e gjeneratave të reja dhe shoqërisë në tërësi”, ka shkruar kryetari në profilin e tij në Facebook.
Këto janë pamjet e publikuara nga Gazmend Muhaxheri: