Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i PDK-së për vrasjet në Deçan: Organet e sigurisë sa më parë të zbardhin rastin

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar për ngjarjen në Gllogjan, ku deri më tash janë konfirmuar tre persona të vrarë.

Krasniqi ka thënë se është tronditur dhe ka kërkuar nga organet përgjegjëse të sigurisë të zbardhin rastin si dhe “autorin e kësaj vepre të tmerrshme të sjellin para drejtësisë”.

“Në këto orë të rënda për familjarët e viktimave, i bashkohemi dhimbjes së tyre, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Krasniqi.

Tre të vdekur nga atentati në Deçan, shoferi i autobusit dhe dy nxënës (VIDEO)