Donald Tusk | Foto: Facebook

Kryetari i Partive Popullore Evropiane ku është edhe LDK-ja e përkrah Bidenin

Kryetari i Partive Popullore Evropiane Donald Tusk, e ka përkrahur Joe Biden në garën për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tusk përmes një postimi në Twiter ka thënë “ta bëjmë lidhjen EU dhe SHBA të fortë përsëri”.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka ftuar shqiptarët që jetojnë në SHBA që të votojnë kandidatin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e nëntorit.

Këtë thirrje, kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi e kishte konsideruar si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit mik të Kosovës dhe tha se kjo është e dëmshme.

“Deklarimi i ish-kryeministrit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik. Dëmi do të jetë disadimensional”, kishte shkruar Gashi.

Por, edhe Lidhja Demkratike e Kosovës është anëtare e Partive Popullore Evropiane.

LDK është pranuar anëtare vëzhguese e Partive Popullore Evropiane. Vendimin për pranimin e LDK-së në PPE e ka marrë Asambleja Politike e e Partive Popullore Evropiane me 16 tetor 2012 në Bukuresht.