Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, në negociata për t’iu bashkuar LDK-së

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me anëtarësinë e Iniciativës Qytetare për Obiliqin, janë duke negociuar mundësinë e bashkimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Kështu kanë bërë të ditur për KALLXO.com burime të afërta me kryetarin Gashi.

KALLXO.com i ka dërguar pyetje Gashit por ai nuk është përgjigjur deri në publikimin e këtij teksti.

Gjithashu, KALLXO.com i ka dërguar pyetje edhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, si dhe zyrtares për media të këtij partie, Sibel Halimi, por nuk janë përgjigjur.

Në balotazhin e 14 nëntorit 2021, Xhafer Gashi, i cili garonte me Iniciativën Qytetare për Obiliq, ka marrë edhe një mandat në krye të kësaj komune.

Ai ka fituar 61,41% të votave, ndërsa Halil Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 38,59% të votave.