Ragip Begaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Malishevës pozitiv me COVID-19

Ragip Begaj, Kryetar i Malishevës ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Ai tha se ëshët testuar pas shfaqjes së disa problemeve shëndetësore.

“Për shkak të kësaj, për dy javë do të jem në vetizolim. I falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve”, shkroi Begaj.

Ai ka lutur që të gjithë ata që kanë pasur kontakt me të në javën e fundit, të kenë kujdes dhe nëse kanë ndonjë simptomë të paraqiten te mjeku.

“Kërkoj nga të gjithë qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për t’u mbrojtur nga ky virus, pasi nuk ka armë tjetër të luftimit përveç zbatimit të masave dhe kujdesit të shtuar”, shkroi ai.