Ekrem Kastrati- kryetar i Malishevës/ Foto: Ekrem Kastrati, Facebook
Kryetari i Malishevës: Përfunduan punimet e vendosjes së përçuesit të ri elektrik, qytetarët tanë do të kenë një dimër pa reduktime
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për vendosjen e përçuesit të ri elektrik përgjatë linjës Malishevë-Rahovec.
Kastrati ka theksuar se në bazë të të dhënave të KEDS-it qytetarët e Malishevës për herë të parë në këto vitet e fundit do të kenë një dimër pa reduktime të energjisë.
“Kanë përfunduar punimet në vendosjen e përçuesit të ri elektrik përgjatë linjës Malishevë-Rahovec, dhe bazuar në të dhënat e ekspertëve të KEDS-it, qytetarët tanë për herë të parë në këto vitet e fundit do të kenë një dimër pa reduktime të energjisë. Mirënjohje nga zemra gjithë qytetarëve tanë dhe bizneseve që na kanë mirëkuptuar gjatë kësaj periudhe disa mujore të punimeve”- ka shkruar kryetari i Malishëvës në Facebook më 19.10.2024.
Malisheva është përballur me reduktime të energjisë elektrike deri në 8 orë në ditë.
Malisheva pa energji elektrike, reagon kryetari Ekrem Kastrati