Ragip Begaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Malishevës flet për gjendjen e tij shëndetësore, apelon për kujdes nga coronavirusi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka njoftuar se ka filluar ta marrë veten pas problemeve shëndetësore me të cilat është përballur.

I prekur nga COVID-19, Begaj ka qëndruar disa ditë i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK.

Ai ka falenderuar stafin mjekësor për kujdesin e treguar për ta tejkaluar këtë sfidë shëndetësore si dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, pasi sipas tij virusi ekziston.

Në një shkrim në Facebook, Begaj ka shfaqur shpresën se shumë shpejt do t’u kthehet punëve zyrtare.

Njëkohësisht, Ragip Begaj ka uruar qytetarët për zgjedhjet e 14 shkurtit, duke bërë thirrje që të përkrahet kryetari dhe subjekti i tij – Nisma Socialdemokrate.