Homazhet te vendi i vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Foto: Kallxo.com

Kryetari i Listës Serbe kërkon që vrasjen e Oliver Ivanoviqit ta hetojnë edhe ndërkombëtarët

Me rastin e dy vjetorit të vrasjes se Oliver Ivanoviqit, kryetari i Listes Serbe Goran Rakiq ka thënë se do të kërkojn përfshirjen e ndonjë ekipi ndërkombetarë në zbulimin e vrasjese së Ivanoviqit.

“Nuk do të heqim dorë nga kërkimi i drejtësisë dhe qysh sot do të dërgojmë letër në të gjitha adresat, duke përfshirë edhe bashkësinë ndërkombëtare që ta dërgojnë një ekip të tyre për t’i ndihmuar Prishtinës, nëse veç kjo e fundit nuk është në gjendje të zbulojë. Nuk e di nëse nuk dëshirojnë apo nuk duan por do të kërkojmë nga bashkësia ndërkombetare që të inkuadrohen në vijim të këtij procesi të hetimeve “, tha Rakiq.

Tutje Rakiq ka bërë apel tek prokuroria dhe gjykata për zbulimin e varsësve të vertet të Oliver Ivanoviqit.

“Apelojmë tek të gjithë sidomos prokuroria dhe gjykata, që sa më parë të zulojnë urdhëruesit dhe vrasësit e vertet të Oliver Ivanoviqit. Sepse në bazë të asaj që kemi dëgjuar se fundmi se akuzohet bashkëpuntorja më e ngushtë sekretaresha e Ivanoviqit, kjo dëshmonë më se miri në qfarë drejtimi janë duke shkuar hetimet “, tha Rakiq.

Të ndarë në dy grupe pozite e opozitë në kohë të ndryshme kanë bërë homazhe para selisë së “Liri, Demokraci, Drejtësi” (SDP) në veri të Mitrovicës.

Ksenija Bozhoviq, ushtruese e detyrës së kryetares së SDP-së, ka thënë se nga aktakuza e ngritur është parë puna e institucioneve të Kosovës lidhur me rastin.

“Akoma një pyetje pa përgjigje. Kush e urdhëroi dhe kush e vrau Oliver Ivanoviqin. Pas dy vitesh unë nga ky vend mund të them se të gjithë së bashku do të punojmë në drejtimin që kjo vrasje të ndriçohet, dhe që porositësit dhe vrasësit e vërtetë të dalin para drejtësisë… Aktakuza e parë që është bërë dhe pastaj edhe e dyta shtesë flet për punën e institucioneve të Kosovës, derisa ne këtë e kemi parë qysh në ditën e parë të gjykimit”, tha Bozhoviq.

Kurse anëtarët e opozitës të cilët homazhet në vendin ku është vrarë Ivanoviq i kanë bërë një orës pas pozitë, nuk kanë dashur të deklarohen.