Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Lipjanit emëron drejtorët komunalë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka emëruar drejtorët komunalë.

Sipas komunikatës së Komunës së Lipjanit, tri drejtori u janë besuar grave ndërsa dhjetë të tjera burrave.

Drejtorati për Gjeodezi dhe Kadastër i është besuar Safete Amerllahut, Drejtorati për Administratë i është besuar Elmaze Behluli- Maqedoncit dhe drejtoreshë e Drejtoratit për Kulturë, Rini dhe Sport është emëruar Anila Reqica Llugiqi.

Drejtor për Infrastrukturë është emëruar Sead Aliu, drejtor për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit është emëruar Imri Semetishti, drejtor i Inspektoratit është emëruar Flamur Sylejmani, Rexhep Bexheti është emëruar drejtor për Bujqësi dhe Pylltari, Shkelzen Hajdini është emëruar drejtor për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, në Drejtoratin për Ekonomi dhe Zhvillim është emëruar Valon Pacolli, në Drejtoratin për Prokurim është emëruar Bekim Shabani, drejtor për Buxhet dhe Financa është emëruar Latif Ramadani, drejtor për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim është emëruar Imer Rrustemi, Rasim Hasani është emëruar drejtor i Arsimit.

Komuna e Lipjanit ka emëruar zëdhënëse Hyra Bytyqin.

Kryetar është rizgjedhur pa balotazh Imri Ahmeti i LDK-së.

Sa drejtori do t’u besohen grave në Lipjan, tregojnë kandidatët për kryetar