Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ende brenda objektit të komunës?

KALLXO.com ka mësuar se kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi (Lëvizja Vetëvendosje) besohet është ende brenda objektit të Komunës.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me Hetemin dhe është në pritje të përgjigjes.

Në Leposaviq sot gjatë tërë ditës ka pasur tensione në mes protestuesve dhe forcave të KFOR-it.

Këta të fundit kanë paralajmëruar të paktën dy herë protestuesit që të largohen por të njëjtit kanë refuzuar.

Ndërkaq në Zveçan ka pasur përleshje në mes KFOR-it dhe protestuesve. Si pasojë të paktën 25 pjesëtarë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar.

Protestuesit kanë hedhur mjetë shpërthyese në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it.

Situata në veri – Pamje