Foto: KALLXO.com

Kryetari i Leposaviqit konfirmon se nga dje gjendet brenda objektit të komunës

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka konfirmuar për KALLXO.com se ende, që nga dje gjendet në objektin e Komunës.

Hetemi tha se janë “mirë” ndërsa tha se situata është e qetë.

“Po, jemi ende në komunë. Mirë jemi shumë. Situata e qetë deri në këto momente”- ka thënë ai për KALLXO.com.

Pranë objektit të Komunës së Leposaviqit janë pjesëtarët e KFOR-it. Sot aty kanë shkuar edhe pjesëtarë të KFOR-it amerikan.

Brenda rrethojave me gjemba të vendosur në objektin e komunës gjenden edhe dy autoblinda të Policisë së Kosovës.

Ekipet e Policisë së Kosovës që kanë shoqëruar kryetarin, Lulzim Hetemin edhe ata gjenden brenda objektit të komunës.

Zhvillimet e fundit në veri