Kryetari i LDK-së uron Osmanin: Pres të ushtrojë rolin e saj kushtetues
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar presidenten e zgjedhur, Vjosa Osmani.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku tha se pret nga Osmani të luajë rolin e saj kushtetues.
Ky është postimi i plotë:
Kuvendi i Kosovës sot zgjodhi Presidenten.
Lidhja Demokratike e Kosovës, si gjithëherë, edhe këtë herë, ka zgjedhur konstruktivitetin si mjet të vetëm demokratik; duke vënë sërish një standard të ri politik në vend. Pas gjetjes së qetësisë politike të domosdoshme, ne do të ushtrojmë me dinjitet zërin tonë opozitar, për t’i dhënë vendit një alternativë që i duhet në sfidat përpara.
Uroj Presidenten Osmani për zgjedhjen. I dëshiroj shëndet dhe pres të ushtrojë rolin e saj kushtetues në drejtimin e atdheut tonë të përbashkët.