Kryetari i Kuvendit ia rikujton temën e diskutimit deputetit të PDK-së

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca plenare.

Në kohën kur po diskutohej për pikën që ka të bëjë me shqyrtimin e raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2020, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka kërkuar deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, të mos dilte nga tema.

“Një gjë dua të jua përkujtoj që regjimi ynë shtetëror është demokracia dhe ju po anoni nga një regjim tjetër nga i cili ka vuajtur populli ynë. Mbase mbajtja e zgjedhjeve më 14 shkurt ua ka errësu vizionin dhe arsyen dhe tani jeni dashuru në pushtet dhe karrige ndërsa keni harruar premtimet që i keni dhënë’, ka thënë ndër të tjera Berisha.

‘Po jua rikujtoj që tema është raporti i Fondit të Kursimeve Pensionale…”, ka reaguar Konjufca.