Zenun Elezaj, AAK, Klinë. Foto: Kallxo.com

Kryetari i Klinës i sëmurë: Kisha simptomat si të COVID-19

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka treguar se pasi ka pasur disa probleme shëndetësore dhe disa simptoma të njëjta me ato të COVID-19, është testuar dhe ka dalë negativ.

Sipas tij, testimi është bërë pas rekomandimit të mjekëve dhe të IKShPK-së, në Klinikën Infektive në QKUK në Prishtinë.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore ka filluar të përmirësohet.

“Situata me COVID-19 në qytetin tonë fatmirësisht vazhdon të jetë e mirë, por rreziku nuk ka kaluar ende, ju bëj thirrje të vazhdoni të keni kujdes.Shpreh falenderim ndaj të gjithë miqve e qytetarëve që më kanë shkruar e thirrur”, ka shkruar në fund Elezaj.

Ndryshe, sot IKShPK-ja njoftoi se nga 208 mostra të marra nga Klinika Infektive, 14 prej tyre kanë dalë pozitiv me COVID-19, duke e rritur n umrin e të infektuarve në Kosovë në 1003, ndërsa 772 janë shëruar dhe 29 kanë vdekur.