Kryetari i Kamenicës liron nga detyra drejtoreshën e Administratës së Përgjithshme, "nuk e respektoi orarin e punës"

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka liruar nga detyra drejtoreshën e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Merita Agaj.

Sipas tij, ky vendim u mor pasi kishte shumë ankesa që e lartpërmendura nuk respektoi orarin e punës.

“Zbatimi i orarit të punës dhe kryerja e detyrave janë normë në qeverisjen tonë. Për shkak të vërejtjeve të vazhdueshme të adresuara nga unë por edhe nga pjesëtarë të tjerë të stafit tim, ankesave të qytetarëve, mosrespektimit të orarit të punës dhe mungesës së angazhimit në sektorin përkatës, sot lirohet nga detyra drejtoresha e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Merita Agaj”- ka njoftuar Rahmiaj.

Rahimaj tutje potencon se nuk do të lejojnë thyerje të rregullave në vendin e punës dhe mungesë angazhimi.