Qëndron Kastrati. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Kamenicës harxhoi vetëm 4 euro në udhëtim zyrtar jashtë vendit (DOKUMENT)

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, njihet si njëri prej kryetarëve që e kursen buxhetin e Komunës për udhëtime jashtë vendit dhe për dreka zyrtare.

KALLXO.com ka siguruar dokumente të cilat tregojnë se Qëndron Kastrati në një udhëtim zyrtar jashtë vendit ka shfrytëzuar vetëm 4 euro e 30 centë nga buxheti i Komunës së Kamenicës.

Sipas dokumenteve të siguruar nga KALLXO.com, Qëndron Kastrati nuk e ka shfrytëzuar as shumën e ndarë prej 3 mijë euro për atë që cilësohet si linjë buxhetore për reprezentacion, të holla të cilat i përdorin zyrtarët për takime me palë të jashtme apo ceremoni simbolike me palë të interesit.

Në dokumentin e siguruar shihet se këto mjete nuk janë shfrytëzuar fare nga kryetari Kastrati.

Rasti i kryetarit Qëndron Kastrati duhet të jetë shembull se si zyrtarët e institucioneve duhet të kursejnë buxhetin e të mos abuzojnë siç ka ndodhur shpesh në Kosovë.